Ceremonia

Më 2.3.2023 (e enjte), në hapësirat e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit u mbajt ceremonia solemne me rastin e pensionimit të  27-të  punonjësve të Byrosë, të  pensionuar gjatë periudhës 2018-2022. Para të pranishmëve fjalën përshëndetëse e mori drejtori  Zeqirija Hasipi, i cili i falënderoi për kontributin e  veçantë gjatë punës së tyre në Byronë, njëkohësisht iu ndanë Mirënjohje/pllaketa për kontributin në fushën e arsimit në vend dhe ofrimin e mbështetjes  këshilluese dhe profesionale për mësimin dhe mësimdhënësit.