Аngazhimi për forcimin e njohurive dhe kompetencave në fushën e të mësuarit dhe zhvillimit social dhe emocional në fëmijërinë e hershme

Më datë 28.12.2022, është nënshkruar Angazhimi për forcimin e njohurive dhe kompetencave në fushën e të mësuarit dhe zhvillimit social dhe emocional në fëmijërinë e hershme midis edukatorëve, mësimdhënësve klasor dhe bashkëpunëtorëve profesional sipas modelit e të nxënit gjatë gjithë ciklit jetësor nga: drejtori i Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, z. Zeqirija Hasipi, dekani i Fakultetit Filozofik, Dr. Ratko Duev, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Jeton Shaqiri dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mr. Jovanka Trençevska.

Angazhimi bëhet në drejtim të mbështetjes dhe nxjerrjes në pah të rëndësisë së investimit në të nxënit social dhe emocional, i cili duhet të fillojë që nga periudha parashkollore dhe të ndërtohet në vazhdimësi gjatë gjithë procesit arsimor. Angazhimi është nënshkruar si garanci e qëndrueshmërisë, për të cilën janë planifikuar aktivitete specifike.

Angazhimi është produkt i shkollës verore “Të mësuarit social dhe emocional në fëmijërinë e hershme” të mbajtur në Fakultetin Filozofik në Shkup, e mbështetur nga zyra e UNICEF-it.