» Општи информации

Organizimi

Byroja e Zhvillimin e Arsimit është organ administrativ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me cilësi të personit juridik dhe kryen punë eksperte me rëndësi për zhvillimin dhe përparimin e edukimit dhe arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Organizimi i brendshëm i Byrosë rregullohet sipas kompetencave të saj, zhvillimit të rrjetit të shkollave, si dhe gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi. Selia e Byrosë është në Shkup.

Për realizimin e punëve në kompetenca të Byrosë jashtë selisë, veçanërisht për kryerjen e punës këshillimore profesionale dhe të punës udhëzuese-mentoruese të kuadrit edukativ-arsimor dhe kuadrit udhëheqës, janë formuar njësitë rajonale organizative në: Manastir, Veles, Gostivar, Tetovë, Kavadar, Koçanë, Kumanovë, Prilep, Strumicë dhe Shtip.

 

Veprimtaria

Veprimtaria e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit përfshin komponentë që përcaktojnë qëllimin dhe përmbajtjen e punës edukative në fushën e arsimit parashkollor, fillor, të mesëm, të mesëm profesional dhe pas të mesëm, edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, arsimin e të rriturve, konviktet e nxënësve, si dhe për edukimin e fëmijëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit për mësimin e gjuhës amtare dhe kulturës.

 

Historiku

Hapi i parë për krijimin e një instituti për përparimin  e arsimit dhe edukimit u bë në verën e vitit 1955. Konkretisht, më 11 gusht 1955, me Vendim të Këshillit Ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë, nr. 214 (për fillimin e përgatitjeve për reformën e arsimit në hapësirën e RPF e  Jugosllavisë), themelohet Enti për Përparimin dhe Studimin e Arsimit, për kryerjen e shërbimeve arsimore dhe pedagogjike në R.P. të Maqedonisë. Nga kjo datë, Enti fillon të ekzistojë si institucion buxhetor nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e Këshillit të Arsimit të R.P. të Maqedonisë. Vendimi i lartpërmendur nuk u zbatua menjëherë, por pas përgatitjeve të nevojshme Enti filloi punën më 1 janar 1956. Kompetenca e tij kryesore është përpilimi i materialeve për reformën në arsim. Këshilli i Arsimit i R.P të Maqedonisë e kuptoi se nuk është e mundur të bëhen reforma në arsim pa përgatitje solide të mësimdhënësve dhe trajnim të vazhdueshëm të tyre për të kryer një punë kaq komplekse dhe të rëndësishme shoqërore.

Punonjësit profesionistë në Ent kanë pasur autoritetin për të ndjekur mësimin, për t’u kujdesur për materialin mësimor, për ta vlerësuar atë dhe për të transferuar njohuritë teorike në praktikën mësimore. Që në fillimet e këtij aktiviteti, Enti jep mendime dhe propozime për hartimin e planeve dhe programeve mësimore dhe kujdeset vazhdimisht për zbatimin e tyre në shkolla. Për të përmbushur këto synime komplekse, krijohen ekipe ekspertësh që zbatojnë ndryshimet në shkolla, propozojnë masa për përgatitjen profesionale të stafit mësimdhënës, studiojnë dhe bëjnë propozime për rinovimin e objekteve ekzistuese dhe për ndërtimin e objekteve të reja shkollore.