» Misioni dhe Vizioni

Misioni dhe Vizioni

 Byroja e Zhvillimit të Arsimit angazhohet për përparimin dhe përsosjen apo aftësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes zhvillimit të planeve dhe programeve të reja mësimore, kërkimit zhvillimor, këshillimit dhe trajnimit të kuadri arsimor dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve, botimit të doracakëve, revistave dhe materialeve të tjera didaktike. Të mbështesë mësimdhënien me qëllim të përmirësimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, e të rriturve, si dhe të fëmijëve të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit për mësimin e gjuhës amtare dhe kulturës.

Vizioni i Byrosë së Zhvillimit të Arsimit është arsimimi dhe edukimi cilësor i gjeneratave të reja dhe përfshirja e tyre në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë në vendin tonë.