REZULTATET NGA KONKURSI I ARTIT FIGURATIV PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE TË FËMIJËVE DHE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME – 2024

Në Klubin e organeve të administratës në Shkup, u shpallën pjesëmarrësit shpërblyes të Konkursit të artit figurativ  për fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme  organizuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit me rastin e 15 marsit, Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve, nën moton për vitin 2024 “Ballafaqimi me ndotjen nga plastika”, ndërsa si pjesë e aktiviteteve të Programit Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorëve, përpiluar në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Ekonomisë, u theksua se ndotja plastike është një problem serioz global që ndikon negativisht jo vetëm në ambientin jetësor, por edhe në dimensionet sociale, ekonomike dhe shëndetësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Prandaj, është e nevojshme të përvetësohen njohuri, aftësi dhe qëndrime për përzgjedhjen korrekte dhe të besueshme të produkteve dhe shërbimeve që në moshë të hershme.

Konkursi i artit figurativ u organizua në  4 (katër) kategori:

 

  1. Tema: “BOTA IME PA MBETURINA PLASTIKE”

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë pasur të gjithë fëmijët e moshës 4-6 vjeç që shfrytëzojnë  shërbimet e Kopshtit publik.

Arritën gjithsej 93 vepra arti nga 32 kopshte të fëmijëve nga vendi.

 

  1. Tema: “SHISHJA PLASTIKE NDOTË NËSE NUK RICIKLOHET”

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë pasur të gjithë nxënësit e arsimit fillor (grupi klasor) – nga klasa  I (e parë) deri në klasën V (të pestë).

 Arritën gjithsej 75 vepra arti nga gjithsej 32 shkolla fillore nga vendi.

  

  1. Tema: “PA QESE PLASTIKE DIJE SE, MJEDISI JUAJ DO TE JETË ME I PASTËR”

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit në arsimin fillor (mësim lëndor) – nga klasa VI (e gjashta) deri në klasën  IX (të nëntë).

 Arritën gjithsej 148 vepra arti nga 58 shkolla fillore nga vendi.

 

  1. Tema: “MBETURINAT PLASTIKE – KONSUMATOR PËRGJEGJËS”

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit në arsimin e mesëm – nga viti I (i parë) deri në vitin IV (e katërt).

Arritën  34 vepra arti nga 16 shkolla të mesme nga vendi.

 

Vendi i parë, i dytë dhe i tretë në secilën kategori shpërblehen veçmas.

 

Në linkun e mëposhtëm janë pjesëmarrësit e shpërblyer në Konkursin e Artit figurativ.