» Koncepti i aktiviteteve jashtëmësimore në arsimin fillor

Koncepti i aktiviteteve jashtëmësimore në arsimin fillor

Duke u nisur nga rëndësia e veprimtarive jashtëshkollore për përmirësimin e cilësisë së arsimit, përkatësisht për zhvillimin e plotë të nxënësit, Byroja e zhvillimit të arsimit në bashkëpunim me Fondacionin e fëmijëve ,,Pestaloci’’ bëri hulumtime për situatën aktuale në lidhje me organizimin dhe zbatimin e veprimtarive jashtëshkollore në shkollat e vendit tonë. Në bazë të nenit 41 paragrafi 1 të Ligjit për arsimin fillor (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19) dhe në bazë të udhëzimeve nga hulumtimet, përvojat nga vendet e tjera, praktikat aktuale me aktivitete jashtëshkollore në shkollat tona, si dhe ndaj përparësive të parashikuara në Strategjinë e arsimit 2018-2025, u imponua nevoja për përgatitjen e një Koncepti për aktivitete jashtëshkollore në shkollat fillore.

Planifikimi, organizimi dhe zbatimi i veprimtarive jashtëshkollore në shkolla për vitin shkollor 2020/2021 duhet të udhëhiqen sipas parimeve, qëllimeve të përcaktuara në Koncepti i aktiviteteve jashtëmësimore në arsimin fillor, të cilat përcaktohen nga ministri i Arsimit dhe Shkencës me Vendimin Nr. 12- 2897/2 më 05.03.2020.