Më 26 dhe 27 gusht 2025, Byroja e Zhvillimit të Arsimit organizoi trajnime me temë “Planifikimi dhe realizimi i mësimit sipas programeve të reja mësimore për vitin e parë në gjimnaz”. Me këto trajnime u përfshinë të gjithë mësimdhënësit nga gjimnazet në vend, të cilët gjatë vitit shkollor 2025/2026 do ta realizojnë mësimin sipas programeve të reja mësimore. Nikoqirë të kësaj ngjarje të rëndësishme ishin shkollat e mesme SHMNGJQSH “Zdravko Cvetkovski” dhe SHMQSH “Gjorgji Dimitrov” nga Shkupi.
Për të mbështetur mësimdhënësit dhe për t’i ndihmuar në përgatitjet për vitin e ri shkollor, Byroja ka siguruar materiale që rrjedhin nga vetë trajnimet dhe që do t’iu ndihmojnë në punën e tyre të përditshme. Mësimdhënësit kanë në dispozicion:
–Programet mësimore për vitin e parë gjimnaz (Word format)
-Formularë për Planifikimin e realizimit të programit mësimor,
-Formularë për Planifikimin e orëve mësimore;
-Shembuj për Planifikimin e orëve mësimore për të gjitha lëndët në vitin e parë gjimnaz.
Byroja e Zhvillimit të Arsimit do të ndjekë realizimin e mësimdhënies dhe do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për mësimdhënësit. Në rast se paraqiten sfida apo probleme gjatë planifikimit dhe realizimit të mësimit, mësimdhënësit mund t’iu drejtohen këshilltarëve të Byrosë, të cilët do t’i ndihmojnë me udhëzime dhe mbështetje të përshtatshme.