Themelimi i një rrjeti të shkollave demokratike dhe gjithëpërfshirëse në kuadër të projektit “Arsim cilësor për të gjithë”

Më 10 shtator 2025, në Veles, drejtoresha e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, mr. Millka Trimçevska, iu drejtua ngjarjes  dedikuar projektit ‘’Arsim cilësor për të gjithë – Maqedonia e Veriut“, i cili zbatohet nga Këshilli i Evropës me mbështetjen e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë e Zhvillimit të Arsimit.


Gjatë kësaj ngjarjeje u themelua rrjeti i shkollave demokratike dhe gjithëpërfshirëse, me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kulturës demokratike në shkolla.

Në fjalimin e saj, drejtoresha e theksoi përkushtimin e Byrosë në mbështetjen e iniciativave të tilla, me një qëllim të qartë – arsim cilësor për të gjithë nxënësit.