GARË KOMBËTAR E KOMPANIVE MË TË MIRA TË NXËNËSVE NË VITIN SHKOLLOR 2024/2025

Më 7 maj, në ambientet e Qendrës Edukative M6 në Shkup u mbajt gara kombëtare e Kompanive më të mira të nxënësve për vitin shkollor 2024/2025. Gara u organizua nga Junior Achievement Macedonia dhe në të morën pjesë 70 nxënës të shkollave të mesme nga 11 shkolla, të udhëhequr nga 13 mësimdhënës që ishin pjesë e Programit të Kompanisë së nxënësve.

Në hapjen e garës, drejtoresha e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, z-nja. Millka Trimçevska, iu drejtua të pranishmëve, duke theksuar mbështetjen e Byrosë për ngjarjet dhe iniciativat që synojnë zhvillimin e aftësive sipërmarrëse të nxënësve. Ajo theksoi gjithashtu edhe rolin thelbësor të edukimit financiar, kryesisht të njohurive financiare. “Të jesh i shkolluar financiarisht nuk do të thotë vetëm të jesh në gjendje të numërosh, por edhe të dish si të menaxhosh financat e tua personale dhe të biznesit, si të kursesh, të investosh dhe si të marrësh vendime të përgjegjshme”, theksoi drejtoresha e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, duke shprehur shpresën se programi i Kompanisë së nxënësve është me rëndësi të madhe dhe do t’u sjellë shumë dobi nxënësve në zhvillim, jo ​​vetëm në bizneset e tyre të ardhshme, por edhe në jetën e përditshme.

Fituesi i garës kombëtare të këtij viti është kompania e nxënësve “Playful Pages” e nxënësve të shkollës së mesme “Jovçe Tesliçkov” nga Velesi, të cilët me idenë e tyre duan të ringjallin lojërat tradicionale të fëmijëve të harruara dhe t’ua sjellin ato brezave të sotëm në një mënyrë inovative, gjithëpërfshirëse dhe edukative. “Playful Pages” është libri i parë gjithëpërfshirës me ilustrime në gjuhën maqedonase që ringjall lojërat e harruara të fëmijëve përmes mbështetjes audio, video dhe vizuale.

“Playful Pages” – kompania më e mirë e nxënësve të Junior Achievement do të udhëtojë në  garë evropiane në Greqi.