Në periudhën prej 21 deri më 29 qershor në Stamboll, Republika e Turqisë, u mbajt seminar për zhvillimin profesional të mësimdhënësve nga Republika e Maqedonisë së Veriut me temën “Zhvillimi inovativ në arsim”, në të cilin morën pjesë edhe këshilltarët nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.
Seminari ishte në organizim të Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë. Pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin disa ligjërata dhe trajnime për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me arsimin, motivimin e mësimdhënësve, etikën në mësimdhënie, menaxhimin e kohës dhe zhvillimin e civilizimit dhe shkencës. Në seminar u përfshinë edhe ligjërata teorike, trajnime praktike, si dhe vizita në institucione arsimore.