» Thirrje për pjesëmarrje në përmirësimin e përmbajtjes së teksteve shkollore nga klasa e parë deri në klasën e tretë

Thirrje për pjesëmarrje në përmirësimin e përmbajtjes së teksteve shkollore nga klasa e parë deri në klasën e tretë

Me qëllim përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore dhe korrigjimin e gabimeve teknike dhe gabimeve të mundshme profesionale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja e Zhvillimit të Arsimit dhe Shërbimi Pedagogjik ftojnë të gjithë mësimdhënësit dhe gjithë opinionin profesional që të paraqesin gabimet e vërejtura në tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor nga klasa I deri në klasën III.

Vërejtjet dorëzohen duke plotësuar një formular që gjendet në linkun e mëposhtëm dhe në të cilin duhet të shënohet teksti shkollor, lënda mësimore, autori/autorët, klasa, gjuha mësimore dhe gabimi i vërejtur, me faqen në të cilën ajo ndodhetлинк.

Formulari duhet të dorëzohet në adresat e mëposhtme të emailit – bro.macedonia@bro.gov.mk dhe robert.adzipetrov@mon.gov.mk, jo më vonë se 15 dhjetor 2024.