Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve që realizojnë mësim në shkollat e mesme, Byroja e Zhvillimit të Arsimit akreditoi një program me përparësi me temë: “Përdorimi i mjeteve digjitale për mësim interaktiv dhe të personalizuar” – ofrues i shërbimit O3 INVEST, Shkup.
Trajnimi, me kohëzgjatje prej tetë orësh, realizohet gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të vitit 2025 dhe përfshin të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme.
Qëllimi i trajnimit është që mësimdhënësit të zhvillojnë dhe përforcojnë aftësitë e tyre digjitale, përkatësisht:
– Zhvillimi i aftësisë për përdorim aktiv të mjeteve digjitale në mësimdhënie.
– Nxitja e një qasjeje interaktive dhe të personalizuar që i përshtatet stileve dhe nevojave të ndryshme të nxënësve.
– Përdorimi i mjeteve të bazuara në inteligjencën artificiale (IA) për krijimin dhe përshtatjen e materialeve mësimore.
– Zhvillimi i të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve përmes përmbajtjeve digjitale (kuize, video, simulime).
– Përdorimi i mjeteve për vlerësim dhe analizë të arritjeve të nxënësve.
– Sigurimi i feedback-ut (kthim përgjigje) të drejtuar përmes teknologjisë.
– Promovimi i përdorimit etik dhe të sigurt të burimeve digjitale në mësimdhënie.