Byroja e Zhvillimit të Arsimit gjatë muajit qershor 2024 ka realizuar trajnimin për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të cilët ligjërojnë lëndë profesionale me temën “Aftësitë digjitale të mësimdhënësve në funksion të mësimdhënies (në monitorimin e nxënësve, zgjidhjen e situatave problemore, në veprimtari kërkimore dhe të ngjashme)” nëpërmjet ofruesit të akredituar “O3 Invest”.
Janë realizuar gjithsej 86 trajnime, përkatësisht janë trajnuar 2001 mësimdhënës. Trajnimet u zhvilluan në dy gjuhë mësimore, maqedonase dhe shqipe.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor vlerësimi anonim dhe nga përgjigjet e fituara mund të konkludohet se trajnimi përmbushi pritshmërinë e mësimdhënësve, materialet që ata morën gjatë trajnimit ishin në përputhje me nevojat e tyre ndërsa ushtrimet mundësuan një proces mësimor, proces ndërveprimi dhe një proces zhvillimor. Mësimdhënësit mund të zbatojnë njohuritë e fituara në zbatimin e mësimdhënies.
Me trajnimin, mësimdhënësit fituan aftësi dhe njohuri të rëndësishme që do t’u mundësojnë integrimin më të suksesshëm të teknologjisë në zbatimin e mësimdhënies. Ata kanë mësuar të lidhin mjetet teknologjike me metodat pedagogjike dhe përmbajtjen e lëndëve dhe të përdorin teknologjitë digjitale për të përmirësuar rezultatet e nxënësve. Ushtrimet praktike i ndihmuan ata të zhvillojnë aftësi për planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve mësimore, si dhe për monitorimin e përparimit të nxënësve nëpërmjet përdorimit të TIK-ut.